Simbole
Simbolet e mëposhtme mund të jenë të rëndësishme për përdorimin e thithësit tuaj. Ju lutemi mbani mend simbolet dhe kuptimin e tyre. Interpretimi i saktë i simboleve do t'ju ndihmojë të përdorni thithësin më mirë dhe në mënyrë më të sigurt.
Simbole dhe kuptimi i tyre | |
---|---|
PARALAJMËRIM! Lexoni të gjitha udhëzimet dhe paralajmërimet e sigurisë. Mosrespektimi i paralajmërimeve dhe udhëzimeve të sigurisë mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose lëndim serioz. | |
Thithës i klasit të pluhurit L sipas IEC/EN 60335‑2‑69 për pastrimin e thatë të pluhurave të dëmshëm me një kufi ekspozimi > 1 mg/m³ | |
Mos e varni thithësin në një grep vinçi, p.sh. për transport. Thithësi nuk duhet të varet. Ekziston rreziku i lëndimit dhe i dëmtimit. | |
Mos e përdorni thithësin si ndenjëse, shkallë ose mbështetëse. Thithësi mund të përmbyset dhe të dëmtohet. Ekziston rreziku i lëndimit. | |
Fillimi/ndalimi automatik | |
Fikja | |
Thithja | |
Tregimi i fuqisë së lejuar të lidhjes për veglën e lidhur elektrike (specifike sipas vendit) |