Instalimi

Përdorni çelësin e ndalimit të goditjes/rrotullimit (11) për të zgjedhur mënyrën e funksionimit të veglës elektrike.

  • Për të ndryshuar mënyrën e funksionimit, shtypni butonin e lirimit (10) dhe rrotulloni çelësin e ndalimit të goditjes/rrotullimit (11) në pozicionin e dëshiruar derisa të klikojë me zë në vend.

Shënim: Ndryshoni modalitetin e funksionimit vetëm kur vegla elekrike është e fikur! Përndryshe, vegla elektrike mund të dëmtohet.

Pozicioni për shpimin me çekiç në beton ose gur

Pozicioni për shpim pa goditje në dru, metal, qeramikë, plastike si dhe për vidhosje

Pozicioni Vario-Lock për rregullimin e pozicionit të daltës
Në këtë pozicion, çelësi i ndalimit të goditjes/rrotullimit (11) nuk kyçet.

Pozicioni për daltë

Me çelësin e drejtimit të rrotullimit (7) ju mund të ndryshoni drejtimin e rrotullimit të veglës elektrike.Me çelësin e ndezjes/fikjes (9) të shtypur, kjo nuk është e mundur.

  • Përdorni çelësin e drejtimit të rrotullimit (7) vetëm kur vegla elektrike nuk është në punë.

Gjithmonë vendosni drejtimin e rrotullimit për shpimin me çekiç, shpimin dhe daltë në drejtim të akrepave të orës.

  • Rrotullimi djathtas: Rrotulloni çelësin e drejtimit të rrotullimit (7) në të dyja anët derisa të ndalojë në pozicion .
  • Rrotullimi majtas: Rrotulloni çelësin e drejtimit të rrotullimit (7) në të dyja anët derisa të ndalojë në pozicion .

  • Për të ndezur veglën elekrike, shtypni çelësin e ndezjes/fikjes (9).
  • Për të bllokuar çelësin e ndezjes/fikjes (9), mbajeni të shtypur dhe gjithashtu shtypni butonin e bllokimit (8).
  • Për të fikur veglën elekrike, lëshoni çelësin e ndezjes/fikjes (9). Nëse çelësi i ndezjes/fikjes (9) është i bllokuar, shtypeni fillimisht dhe më pas lëshojeni.

Ju mund të caktoni vazhdimisht nurmin e rrotullimeve/numrin e goditjeve në veglën elekrike kur është e ndezur, në varësi të asaj se sa shumë e shtypni çelësin e ndezjes/fikjes (9).

Shtypje e lehtë në çelësin e ndezjes/fikjes (9) shkakton një numër rrotullimesh/numër goditjesh më të ulët. Me rritjen e presionit, rritet numri i rrotullimeve/i goditjeve.

Ju mund ta bllokoni daltën 36 në pozicione.Kjo ju lejon të merrni pozicionin optimal të punës.

  • Fusni daltën në mbajtësen e veglës.
  • Rrotulloni çelësin e ndalimit të goditjes/rrotullimit (11) në pozicionin „Vario-Lock“.
  • Rrotulloni veglën e përdorur në pozicionin e dëshiruar të daltës.
  • Rrotulloni çelësin e ndalimit të goditjes/rrotullimit (11) në pozicionin "daltë". Mbajtësja e veglave tani është bllokuar.
  • Vendosni drejtimin e rrotullimit për daltë në drejtim të akrepave të orës.