Udhëzime sigurie për çekiçë
- Vishni mbrojtje për dëgjimin. Ekspozimi ndaj zhurmës mund të shkaktojë humbje të dëgjimit.
- Përdorni doreza shtesë nëse janë të përfshira në dorëzim me veglën elektrike. Humbja e kontrollit mund të rezultojë në lëndim.
- Kapeni mjetin nga sipërfaqet e izoluara të kapjes, kur bëni ndonjë veprim gjatë të cilit aksesorët prerës ose mjetet kapëse mund të prekin telat e fshehur. Nëse aksesorët prerës prekin një tel me korrent, pjesët metalike të ekspozuara të mjetit mund të marrin korrent dhe mund t'i shkaktojë operatorit goditje elektrike.
- Filloni të shponi gjithnjë me shpejtësi të ulët dhe me majën e puntos në kontakt me materialin. Në shpejtësi të larta, puntoja ka gjasa të përthyhet nëse lejohet të rrotullohet lirshëm pa prekur materialin, duke shkaktuar lëndime fizike.
- Ushtroni presion vetëm në vijë të drejtë me punton dhe mos ushtroni tepër presion. Puntot mund të përthyhen, duke shkaktuar thyerje ose humbje të kontrollit, si dhe lëndime fizike.
- Përdorni pajisje të përshtatshme kërkimi, për të gjetur linjat e fshehura të shërbimeve ose konsultohuni me kompaninë lokale të shërbimeve. Kontakti me telat elektrikë mund të shkaktojë zjarr dhe goditje elektrike. Dëmtimi i një linje gazi mund të shkaktojë një shpërthim. Depërtimi në një tub uji shkakton dëme materiale.
- Prisni që mjeti elektrik të ndalojë përpara se ta ulni. Mjeti i aplikimit mund të kapet dhe të çojë në humbjen e kontrollit mbi veglën elektrike.
- Siguroni pjesën e punës. Një pjesë pune e mbajtur në një kapëse ose vizë mbahet më mirë sesa me dorën tuaj.
- Nëse bateria është dëmtuar ose përdoret në mënyrë jo të duhur, mund të dalin avuj. Bateria mund të digjet ose të shpërthejë. Dilni në ajër të freskët dhe flisni me një mjek në rast se keni shqetësime. Avujt mund të irritojnë sistemin e frymëmarrjes.
- Mos e hapni baterinë. Ekziston rreziku i një qarku të shkurtër.
- Bateria mund të dëmtohet nga objekte të mprehta të tilla si gozhdë ose kaçavida ose nga forca të jashtme. Mund të ndodhë një qark i shkurtër i brendshëm dhe bateria mund të digjet, të nxjerë tym, të shpërthejë ose të mbinxehet.
- Përdorni baterinë vetëm në produktet e prodhuesit. Vetëm kështu mund të mbroni baterinë nga mbingarkesat e rrezikshme.
Mbroni baterinë nga nxehtësia, p.sh. nga ekspozimi i vazhdueshëm në diell, zjarri, papastërtia, uji dhe lagështia. Ekziston rreziku i shpërthimit dhe i qarkut të shkurtër. |
- Mos prekni asnjë mjet ose pjesë të përdorur menjëherë pas përdorimit. Këto mund të nxehen shumë gjatë operimit dhe të shkaktojnë djegie.
- Vegla e përdorur mund të bllokohet gjatë shpimit. Sigurohuni që të keni një bazë të sigurt dhe mbajeni fort veglën elektrike me të dyja duart. Përndryshe, ju mund të humbni kontrollin mbi veglën elektrike.
- Kini kujdes kur kryeni punë prishjeje me daltë. Rënia e fragmenteve të materialit të prishur mund të dëmtojë kalimtarët ose ju vetë.
- Kur punoni, mbajeni fort mjetin elektrik me të dyja duart dhe sigurohuni që të keni qëndrim të sigurt. Vegla elektrik drejtohet në mënyrë më të sigurt me dy duar.
- Mbajtësja për lakun e varur (6) dhe laku i varur nuk shërbejnë si mbrojtje ndaj rënies. Përdoreni mbajtësen për lakun e varur (6) vetëm për të lidhur një lak të varur.
- Asnjëherë mos e lidhni pajisjen mbrojtëse nga rënia (24) me mbajtësen për lakun e varur (6).