Dorezë shtesë
- Përdorni veglën tuaj elektrike vetëm me dorezën shtesë (4).
Kjo vegël elekrike mund të përdoret vetëm me dorezën shtesë me numër porosie 1 602 025 07Y.
- Përpara se të kryeni ndonjë punë, sigurohuni që doreza shtesë të jetë shtrënguar. Humbja e kontrollit mund të rezultojë në lëndim. Vini re se doreza shtesë është e shtrënguar me një çift rrotullimi të përshtatshëm për metodën e fiksimit,fiksojeni atë me veglën elektrike në mënyrë të tillë që të përjashtohet çdo lëvizje e dorezës shtesë rreth ose përgjatë boshtit të shpimit.
Për të hapur dorezën shtesë, rrotulloni pjesën e poshtme të dorezës shtesë (4) në drejtim të kundërt të akrepave të orës.
Tërhiqeni pjesën e ndërmjetme të dorezës shtesë dhe mbajeni në këtë pozicion.
Rrëshqitni dorezën shtesë mbi çykun e shpimit për të ngjitur dorezën shtesë në veglën elektrike.
Më pas lëshoni pjesën e ndërmjetme .
Më pas rrotulloni sërish pjesën e poshtme të dorezës shtesë (4) në drejtim të akrepave të orës.
Mund ta rrotulloni dorezën shtesë (4) sipas dëshirës për të arritur një pozicion pune të sigurt dhe pa lodhje.
Kthejeni pjesën e poshtëme të doresës shtesë (4) në drejtim të kundërt të akrepave të orës dhe rrotulloni dorezën shtesë (4) në pozicionin e dëshiruar. Më pas kthejeni përsëri pjesën e poshtëme të doresës shtesë (4) në drejtim të akrepave të orës.
Me ndalesën e thellësisë (3) mund të përcaktohet thellësia e dëshiruar e shpimit X.
Lironi vidën me krahë për rregullimin e ndalimit të thellësisë (5) dhe futni ndalesën e thellësisë në dorezën shtesë (4).
Tërhiqeni ndalesën e thellësisë (3) derisa distanca midis majës së shpimit dhe majës së ndalesës së thellësisë (3) të korrespondojë me thellësinë e dëshiruar të shpimit X.
Shtrëngoni sërish vidën me krahë për rregullimin e ndalimit të thellësisë (5).