Zgjidhni çakun e shpimit dhe veglat

Për shpime me çekiç dhe daltë ju duhen vegla SDS plus që futen në çakun e shpimit.

Për shpime pa goditje në dru, metal, qeramikë dhe plastikë si dhe për vidhosje, përdoren vegla pa SDS plus (p.sh. shpim me bosht cilindrik). Për këto vegla ju nevojitet një çak shpimi pa çelës ose një veshje unazore e çakut të shpimit.

GBH 240 F: Çaku i ndryshueshëm i shpimit SDS plus (2) mund të ndërrohet lehtësisht me çakun e shpimit pa çelës – çak shpimi i ndryshueshëm (1).