Dorezë shtesë
- Përdorni veglën tuaj elektrike vetëm me dorezën shtesë (14).
- Sigurohuni që doreza shtesë të jetë gjithmonë e shtrënguar. Përndryshe, mund të humbni kontrollin e veglës tuaj elektrike gjatë punës.
Dorezë shtesë e rrotullueshme (shih figurën A)
Mund ta rrotulloni dorezën shtesë (14) sipas dëshirës për të arritur një pozicion pune të sigurt dhe pa lodhje.
- Kthejeni pjesën e poshtëme të doresës shtesë (14) në drejtim të kundërt të akrepave të orës dhe rrotulloni dorezën shtesë (14) në pozicionin e dëshiruar.Më pas kthejeni përsëri pjesën e poshtëme të doresës shtesë (14) në drejtim të akrepave të orës.
Sigurohuni që brezi i tensionit të dorezës shtesë të shtrihet në brazdën e parashikuar në kasë.