Instalimi
Ndez/fik
Për të filluar përdorimin e veglës elektrike, shtyjeni përpara çelësin e ndezjes/fikjes (7).
Për të fiksuar çelësin e ndezjes/fikjes (7), shtypni pjesën e përparme të çelësit të ndezjes/fikjes (7) derisa të klikojë në vend.
Për të fikur pajisjen elektrike, lëshoni çelësin e ndezjes/fikjes (7) ose, nëse është i bllokuar, shtypni shkurtimisht pjesën e pasme të çelësit të ndezjes/fikjes (7) dhe më pas lëshojeni.
- Kontrollojini gjithnjë mjetet gërryese para se t'i përdorni. Mjeti gërryes duhet të montohet siç duhet dhe të jetë në gjendje të lëvizë lirshëm. Bëni një punim provë për të paktën një minutë pa ngarkesë. Mos i përdorni mjetet gërryese që janë dëmtuar, nuk punojnë lirshëm ose dridhen gjatë përdorimit. Mjetet gërryese të dëmtuara mund të çahen dhe të shkaktojnë lëndime fizike.