Udhëzime sigurie lidhur me pistoletat e silikonit me bateri
- Mos vazhdoni të shtypni çelësin e ndezjes/fikjes pasi pistoleta të jetë fikur automatikisht. Bateria mund të dëmtohet.
- Kur punoni me pistoletën me bateri, vishni mjetet mbrojtëse që rekomandohen nga prodhuesi i materialeve të konsumit. Informacioni lidhur me këtë mund të gjendet tek të dhënat e sigurisë të materialeve të konsumit. Mos harroni të vendosni syze sigurie dhe doreza të përshtatshme për prekjen e substancave kimike. Në varësi të materialit, nevojiten masa mbrojtëse të mëtejshme.
- Kjo vegël elektrike mund të përdoret vetëm për të nxjerrë silikonë dhe adezivë nga qeset tubuluare dhe tubetat e zakonshme. Është rreptësisht e ndaluar të futen materiale të tjera ose të përdoren sisteme të personalizuara paketimi.
- Kur merreni me substanca të avullueshme ose të rrezikshme, sigurohuni që vendi i punës të jetë i ajrosur mirë dhe, nëse është e nevojshme, të keni vendosur mjete të përshtatshme për mbrojtjen e frymëmarrjes.
- Sigurohuni që qeset ose tubetat të kenë madhësinë e duhur për këtë vegël elektrike. Sigurohuni që qesja dhe tubetat të futen mirë në mbajtësen e qeses dhe tubetës, dhe që të fiksohen mirë te vegla elektrike. Vetëm atëherë filloni ta nxirrni materialin.
- Mos tentoni asnjëherë të nxirrni material nga një tubetë që është pozicionuar keq ose që është bllokuar.
- Për të shmangur rreziqet nga fluturimi i objekteve, sigurohuni që vegla elektrike të mos vihet asnjëherë në punë me kapakët të liruar. Nëse gryka e spërkatjes bllokohet gjatë përdorimit, ajo duhet ndërruar.
- Mos e drejtoni asnjëherë veglën elektrike te vetja apo te dikush tjetër gjatë përdorimit.
- Nëse bateria është dëmtuar ose përdoret në mënyrë jo të duhur, mund të dalin avuj. Bateria mund të digjet ose të shpërthejë. Dilni në ajër të freskët dhe flisni me një mjek në rast se keni shqetësime. Avujt mund të irritojnë sistemin e frymëmarrjes.
- Mos e modifikoni ose hapni baterinë. Ekziston rreziku i një qarku të shkurtër.
- Bateria mund të dëmtohet nga objekte të mprehta të tilla si gozhdë ose kaçavida ose nga forca të jashtme. Mund të ndodhë një qark i shkurtër i brendshëm dhe bateria mund të digjet, të nxjerë tym, të shpërthejë ose të mbinxehet.
- Përdorni baterinë vetëm në produktet e prodhuesit. Vetëm kështu mund të mbroni baterinë nga mbingarkesat e rrezikshme.
Mbroni baterinë nga nxehtësia, p.sh. nga ekspozimi i vazhdueshëm në diell, zjarri, papastërtia, uji dhe lagështia. Ekziston rreziku i shpërthimit dhe i qarkut të shkurtër. |