Paralajmërime të përgjithshme sigurie për veglat elektrike

PARALAJMËRIM

Lexoni të gjitha paralajmërimet e sigurisë dhe të gjitha instruksionet. Mosndjekja e të gjitha paralajmërimeve dhe instruksioneve mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose plagosje të rëndë.

Ruani të gjitha paralajmërimet dhe instruksionet për t'iu referuar në të ardhmen.

Termi "vegël elektrike" në paralajmërime i referohet veglës elektrike (me kordon) që punon me energji nga rrjeti elektrik ose veglës elektrike (pa kordon) që punon me energji nga bateria.

  • Mbani vendin e punës të pastër dhe të ndriçuar mirë. Vendet e rrëmujshme ose të errëta përbëjnë shkak për aksidente.
  • Mos i përdorni veglat elektrike në atmosfera shpërthyese, si për shembull në prani të lëngjeve, gazeve ose pluhurit të ndezshëm. Veglat e punës krijojnë shkëndija që mund të ndezin pluhurin ose avujt.
  • Mbani larg fëmijët dhe kureshtarët gjatë përdorimit të veglës elektrike. Tërheqja e vëmendjes mund të bëjë që të humbni kontrollin.

  • Spinat e veglave elektrike duhet të përputhen me prizën elektrike. Mos modifikoni kurrë në asnjë mënyrë spinën. Mos përdorni me veglat elektrike spina përshtatëse me tokëzim. Spinat e pamodifikuara dhe përputhja me prizat zvogëlon rrezikun e goditjes elektrike.
  • Shmangni kontaktin e trupit me sipërfaqet e tokëzuara, si për shembull tubacionet, radiatorët, sobat dhe frigoriferët. Ekziston një rrezik i shtuar i goditjes elektrike nëse trupi juaj është i tokëzuar.
  • Mos i ekspozoni veglat elektrike në shi ose kushte të lagështa. Uji që hyn në një vegël elektrike do të rritë rrezikun për goditje elektrike.
  • Mos e keqpërdorni kordonin. Mos e përdorni kurrë kordonin për të mbajtur, për të tërhequr ose për të shkëputur veglën elektrike nga priza. Mbajeni kordonin larg nxehtësisë, vajit, cepave të mprehtë ose pjesëve lëvizëse. Kordonët e dëmtuar ose të ngatërruar rritin rrezikun për goditje elektrike.
  • Kur përdorni veglën elektrike jashtë, përdorni një kabllo zgjatuese të përshtatshme për përdorim në ambient të jashtëm. Përdorimi i një kablloje zgjatuese të përshtatshme për përdorim në ambient të jashtëm zvogëlon rrezikun për goditje elektrike.
  • Nëse përdorimi i një vegle elektrike në një vend të lagësht është i pashmangshëm, përdorni një linjë furnizimi të mbrojtur me pajisje të rrymës së mbetur (RCD). Kur përdoret një RCD zvogëlohet rreziku për goditje elektrike.

  • Qëndroni vigjilent, shikoni çfarë po bëni dhe përdorni logjikën e zakonshme kur përdorni një vegël elektrike. Mos përdorni vegël elektrike nëse jeni të lodhur apo nën ndikimin e drogës, alkoolit apo të ilaçeve. Një moment pakujdesie gjatë përdorimit të veglave elektrike mund të rezultojë në plagosje të rëndë të personit.
  • Përdorni pajisje mbrojtëse personale. Vendosni gjithmonë mbrojtje për sytë. Pajisjet mbrojtëse, të tilla si maska kundër pluhurit, këpucët e sigurisë që nuk rrëshqasin, helmeta e punës ose mbrojtja e dëgjimit sipas rrethanave të përshtatshme, zvogëlon mundësinë për plagosje të personit.
  • Parandaloni ndezjen aksidentale. Sigurohuni që çelësi është në pozicionin fikur përpara se ta lidhni pajisjen me burimin e energjisë dhe/ose baterinë, përpara se ta kapni apo të transportoni veglën. Mbajtja e veglave elektrike me gishtin te çelësi ose ushqimi me energji i veglave elektrike përbën shkak për aksidente.
  • Hiqni çdo çelës rregullues ose shtrëngues përpara se të ndizni veglën elektrike. Çelësi shtrëngues ose rregullues i mbetur në një pjesë rrotulluese të veglës elektrike mund të rezultojë në plagosje të personit.
  • Mos u zgjatni shumë. Ruani mbështetjen e duhur me këmbë dhe ekuilibrin në çdo kohë. Kjo mundëson kontroll më të mirë të veglës elektrike në rrethana të papritura.
  • Vishuni si duhet. Mos vishni veshje të gjera ose mos mbani bizhuteri. Mbani flokët, veshjet dhe dorezat larg nga pjesët rrotulluese. Veshjet e lira, bizhuteritë ose flokët e gjatë mund të kapen në pjesët rrotulluese.
  • Nëse pajisje janë parashikuar me lidhje për thithjen e pluhurit dhe të objekteve mbledhëse, sigurohuni që këto janë të lidhura dhe përdoren si duhet. Përdorimi i mbledhjes së pluhurit mund të zvogëlojë rreziqet që lidhen me pluhurin.

  • Mos ushtroni forcë mbi veglën elektrike. Përdorni veglën e duhur elektrike për qëllimin tuaj. Vegla e duhur elektrike do ta kryejë punën më mirë dhe më saktë në shpejtësinë me të cilën është projektuar.
  • Mos e përdorni veglën elektrike nëse çelësi nuk ndizet dhe nuk fiket. Çdo vegël elektrike që nuk mund të komandohet është e rrezikshme dhe duhet riparuar.
  • Shkëputni spinën nga burimi i energjisë dhe/ose paketën e baterisë nga vegla elektrike, përpara se të kryeni ndonjë rregullim, të ndërroni aksesorët ose përpara se t'i vendosni veglat elektrike në ruajtje. Këto masa parandaluese të sigurisë zvogëlojnë rrezikun e ndezjes aksidentale të veglës elektrike.
  • Ruani veglat elektrike që nuk i përdorni larg fëmijëve dhe mos lejoni përdorimin e veglës elektrike nga persona që nuk e njohin veglën elektrike ose nuk i dinë këto instruksione. Veglat elektrike janë të rrezikshme në duart e përdoruesve pa përvojë.
  • Mirëmbani veglat elektrike. Kontrolloni për devijim ose ngjitje të pjesëve lëvizëse, thyerje të pjesëve ose për ndonjë gjendje tjetër që mund të ndikojë në funksionimin e veglës elektrike. Nëse është dëmtuar, riparoni veglën elektrike përpara përdorimit. Shumë aksidente janë shkaktuar nga mirëmbajtja e dobët e veglave elektrike.
  • Mbani të pastra dhe të mprehta veglat prerëse. Veglat prerëse të mirëmbajtura si duhet me tehe të mprehta kanë më pak gjasa të ngecin dhe kontrollohen më lehtë.
  • Përdorni veglën elektrike, aksesorët dhe majat e veglave etj. në përputhje me këto instruksione, duke marrë parasysh kushtet e punës dhe punën që do të kryhet. Përdorimi i veglave elektrike për veprime të ndryshme nga ato të parashikuara mund të rezultojë në situatë të rrezikshme.

  • Kryeni karikimin vetëm me karikuesin e specifikuar nga prodhuesi. Një karikues që është i përshtatshëm për një tip baterie mund të përbëjë rrezik për zjarr kur përdoret me një paketë tjetër baterie.
  • Përdorni veglat elektrike vetëm me paketat e baterisë të projektuara në mënyrë të posaçme. Përdorimi i paketave të tjera të baterisë mund të paraqesë rrezik për plagosje dhe zjarr.
  • Kur paketa e baterisë nuk është në përdorim, mbajeni atë larg objekteve të tjera metalike, si për shembull kapëset e letrave, monedhat, çelësat, gozhdët, vidat ose objektet e tjera të vogla metalike, të cilat mund të krijojnë një lidhje nga një terminal tek tjetri. Lidhja shkurt së bashku e terminaleve të baterisë mund të shkaktojë djegie ose zjarr.
  • Në kushte abuzimi, nga bateria mund të rrjedhë lëng; shmangni kontaktin me lëngun. Nëse ndodh kontakt aksidental, shpëlajeni me ujë. Nëse lëngu bie në kontakt me sytë, kërkoni gjithashtu ndihmë mjekësore. Lëngu i rrjedhur nga bateria mund të shkaktojë irritim ose djegie.

  • Kryeni shërbimin e veglës elektrike te një teknik i kualifikuar duke përdorur vetëm pjesë këmbimi identike. Kjo do të garantojë ruajtjen e sigurisë së veglës elektrike.