Paralajmërime sigurie për gozhduesen
- Veproni gjithnjë sikur gozhduesja të ketë gozhdë. Trajtimi i pakujdesshëm i gozhdueses mund të shkaktojë gjuajtje të papritur të gozhdëve dhe dëmtime fizike.
- Mos e drejtoni veglën drejt vetes ose drejt ndonjë personi pranë. Gjuajtja e papritur do të shkarkojë gozhdët duke shkaktuar dëmtime.
- Mos e vini veglën në punë nëse nuk e keni vendosur fort mbi materialin e punës. Nëse vegla nuk është në kontakt me materialin e punës, gozhda mund të mos qëllohet në pikën që doni.
- Shkëputeni veglën nga energjia kur ndodh bllokim i gozhdëve. Kur hiqni gozhdën e bllokuar, gozhduesja mund të aktivizohet padashur nëse është e lidhur në prizë.
- Bëni kujdes kur hiqni një gozhdë të bllokuar. Mekanizmi mund të jetë nën kompresion dhe gozhda mund të nxirret me forcë ndërsa përpiqni ta lironi.
Informacion sigurie shtesë për GNB 18V-38:
- Mos e përdorni këtë gozhduese për të shtrënguar kabllot elektrike. Ajo nuk është bërë për instalim të kabllove elektrike, dhe mund të dëmtojë izolimin e kabllove elektrike duke shkaktuar rreziqet goditjesh elektrike ose zjarri.
Informacion sigurie shtesë për GNB 18V-40:
- Kur fiksoni kabllot elektrike, sigurohuni që kabllot nuk kanë korrent. Kapeni gozhduesen vetëm nga sipërfaqet e izoluara të kapjes. Përdorni vetëm gozhdë që janë bërë prë instalime të kabllove elektrike. Kontrolloni që gozhdët nuk kanë dëmtuar izolimin e kabllove elektrike. Nëse një gozhdë dëmton izolimin e kabllove elektrike, kjo mund të shkaktojë rreziqe goditjesh elektrike dhe zjarri.
- Shkëputeni gozhduesen nga energjia kur futni dhe nxirrni gozhdët, kur bëni rregullime ose kur ndryshoni aksesorët. Gozhduesja mund të aktivizohet padashur nëse është e lidhur me energjinë, dhe kjo mund të shkaktojë dëmtime fizike.
- Bëni kujdes kur merreni me gozhdët, sidomos kur i futni dhe nxirrni. Gozhdët kanë maja të mprehta të cilat mund të shkaktojnë dëmtime fizike.
- Mbajini gishtat larg nga këmbëza kur nuk e përdorni këtë gozhduese dhe kur e lëvizni nga një pozicion pune në një tjetër. Aktivizimi padashur do të nxjerrë një gozhdë, dhe kjo mund të shkaktojë dëmtime fizike.
- Kapeni gozhduesen nga sipërfaqet e izoluara të kapjes, kur bëni ndonjë punë gjatë së cilës gozhda mund të prekë telat e fshehur. Nëse një gozhdë prek një tel me korrent, kjo mund të bëjë që pjesët metalike të ekspozuara të gozhdueses të marrin korrent dhe t’i shkaktojnë përdoruesit goditje elektrike.
- Mbajeni fort gozhduesen ndërsa punoni. Kërcimi i pakontrolluar i gozhdueses mund të shkaktojë aktivizim padashur, dhe kjo mund të sjellë dëmtime fizike.
- Mbajini të gjitha pjesët e trupit, si duart, këmbët etj., larg nga drejtimi i gjuajtjes së mjetit. Gozhda mund të depërtojë në materialin e punës, si edhe në objektin pas tij, dhe kjo mund të shkaktojë dëmtime fizike.
- Kur e përdorni gozhduesen, mbajini të gjitha pjesët e trupit, si duart, këmbët etj., larg nga vendi ku godzha do të futet në material. Gozhda mund të devijojë dhe të dalë nga materiali i punës, dhe kjo mund të shkaktojë dëmtime fizike.
- Përdorni pajisje të përshtatshme kërkimi, për të gjetur linjat e fshehura të shërbimeve ose konsultohuni me kompaninë lokale të shërbimeve. Kontakti me telat elektrikë mund të shkaktojë zjarr dhe goditje elektrike. Dëmtimi i një linje gazi mund të shkaktojë një shpërthim. Depërtimi në një tub uji shkakton dëme materiale.
- Nëse bateria është dëmtuar ose përdoret në mënyrë jo të duhur, mund të dalin avuj. Bateria mund të digjet ose të shpërthejë. Dilni në ajër të freskët dhe flisni me një mjek në rast se keni shqetësime. Avujt mund të irritojnë sistemin e frymëmarrjes.
- Mos e modifikoni ose hapni baterinë. Ekziston rreziku i një qarku të shkurtër.
- Bateria mund të dëmtohet nga objekte të mprehta të tilla si gozhdë ose kaçavida ose nga forca të jashtme. Mund të ndodhë një qark i shkurtër i brendshëm dhe bateria mund të digjet, të nxjerë tym, të shpërthejë ose të mbinxehet.
- Përdorni baterinë vetëm në produktet e prodhuesit. Vetëm kështu mund të mbroni baterinë nga mbingarkesat e rrezikshme.
Mbroni baterinë nga nxehtësia, p.sh. nga ekspozimi i vazhdueshëm në diell, zjarri, papastërtia, uji dhe lagështia. Ekziston rreziku i shpërthimit dhe i qarkut të shkurtër. |
Mbani mbrojtje për dëgjimin dhe syze mbrojtëse gjatë përdorimit të veglës elektrike.
- Mos e përdorni veglën elektrike dhe gozhdat në materiale shumë të buta (p.sh. dru, materiale ndërtimi të lehta). Gozhdat mund të depërtojnë në sipërfaqe dhe të shkaktojnë lëndime.
- Mos e përdorni veglën elektrike dhe gozhdat në materiale shumë të forta (p.sh. çelik me rezistencë të lartë, gurë natyrorë shumë të fortë) ose në lloje betoni me rezistencë të lartë në shtypje ose me agregate me rezistencë të lartë në shtypje. Nëse materiali është shumë i fortë, gozhda mund të kërcejë, të thyhet dhe të dalë dhe të godasë ju ose të tjerët, duke shkaktuar lëndime.
- Asnjëherë mos e mbani veglën elektrike në një kënd të mprehtë me sipërfaqen. Vegla elektrike duhet të jetë pingul me sipërfaqen. Nuk duhet të ketë ndotje në sipërfaqe.
- Mos e çaktivizoni ose hiqni elementin e kontaktit. Elementi i kontaktit shërben si një mekanizëm sigurie për të reduktuar rrezikun e aktivizimit aksidental. Çaktivizimi i këtij komponenti mund të rezultojë në një ndezje të paqëllimshme.
- Përdorni veglën elektrike vetëm nëse elementi i kontaktit funksionon siç duhet. Nëse elementi i kontaktit është me defekt, vegla elektrike mund të fiket papritur.
- Mbushni gjithmonë karikatorin e veglave elektrike me gozhdë përpara se të vendosni baterinë. Kjo zvogëlon rrezikun e goditjes aksidentale të një gozhde me çekan dhe të lëndimit të vetes ose të tjerëve.
- Asnjëherë mos i goditni gozhdat me çekan pranë materialeve të ndezshme. Me disa lloje gozhdash, shkëndija mund të dalin nga elementi i kontaktit gjatë goditjes.
- Mos goditni një gozhdë në një gozhdë tjetër. Kjo mund të shkaktojë devijimin e gozhdës ose të bëjë që vegla elektrike të reagojë në mënyrë të papritur.