Përdorimi në përputhje me qëllimin e duhur
Vegla elektrike është e destinuar për vidhosjen dhe lirimin e vidave si dhe për shpimin në dru, metal, qeramikë dhe plastikë. GSB është menduar gjithashtu për shpime me goditje në tulla, muraturë dhe gurë.
Të dhënat dhe cilësimet e veglës elektrike mund të transmetohet kur përdoret Bluetooth® Low Energy Module GCY 30-4 / GCY 42 / GCY 42 NC nëpërmjet teknologjisë me valë Bluetooth® ndërmjet veglës elektrike dhe një pajisjeje celulare.