Udhëzime sigurie
Të gjitha udhëzimet duhet të lexohen dhe ndiqen për të punuar në mënyrë të sigurt dhe pa rreziqe me veglën matëse.Nëse vegla matëse nuk përdoret në përputhje me këto udhëzime, mund të dëmtohen mbrojtjet e integruara në veglën matëse.Asnjëherë mos i errësoni shenjat paralajmëruese në veglën matëse. JU LUTEMI MBAJINI KËTO UDHËZIME NË NJË VEND TË SIGURT DHE TRANSMETOJINI ATO KUR IA JEPNI VEGLËN MATËSE DIKUJT TJETËR.
- Kujdes – përdorimi i pajisjeve të funksionimit ose rregullimit ose kryerja e procedurave të ndryshme nga ato të specifikuara këtu mund të rezultojë në ekspozim të rrezikshëm ndaj rrezatimit.
- Vegla matëse dorëzohet me një etiketë paralajmëruese lazer (të shënuar në paraqitjen e veglës matëse në faqen grafike).
- Nëse teksti në etiketën paralajmëruese të lazerit nuk është në gjuhën tuaj kombëtare, mbulojeni atë me ngjitësin e dhënë në gjuhën tuaj kombëtare përpara se ta përdorni pajisjen për herë të parë.
Mos e drejtoni rrezen e lazerit drejt personave ose kafshëve dhe mos e shikoni vetë rrezen e drejtpërdrejtë ose të reflektuar të lazerit. Kjo mund t'i verbojë njerëzit, të shkaktojë aksidente ose të dëmtojë sytë. |
- Nëse rrezatimi lazer godet syrin, mbyllni sytë dhe largoni kokën menjëherë nga rrezja.
- Mos bëni asnjë ndryshim në konfigurimin e lazerit.
- Mos përdorni syzet e shikimit me lazer (aksesorë) si syze sigurie. Syzet e shikimit me lazer përdoren për të parë më mirë rrezen e lazerit; megjithatë, ato nuk ju mbrojnë nga rrezatimi lazer.
- Mos përdorni syzet e shikimit me lazer (aksesorë) si syze dielli ose në trafik. Syzet e shikimit me lazer nuk ofrojnë mbrojtje të plotë ndaj rrezeve ultraviolet dhe zvogëlojnë perceptimin e ngjyrave.
- Riparoni veglën matëse vetëm nga personel specialist i kualifikuar dhe vetëm me pjesë rezervë origjinale. Kjo siguron që të ruhet siguria e veglës matëse.
- Mos i lini fëmijët të përdorin veglën matëse lazer pa mbikëqyrje. Mund të verboni pa dashje njerëz të tjerë ose veten tuaj.
- Mos punoni me veglën matëse në një mjedis shpërthyes që përmban lëngje, gazra ose pluhur të ndezshëm. Në veglën matëse mund të krijohen shkëndija, duke ndezur pluhurin ose tymrat.
- Mos e modifikoni ose hapni baterinë. Ekziston rreziku i një qarku të shkurtër.
- Nëse bateria është dëmtuar ose përdoret në mënyrë jo të duhur, mund të dalin avuj. Bateria mund të digjet ose të shpërthejë. Dilni në ajër të freskët dhe flisni me një mjek në rast se keni shqetësime. Avujt mund të irritojnë sistemin e frymëmarrjes.
- Në rastin e përdorimit të gabuar ose kur bateria është e dëmtuar nga bateria mund të rrjedhë lëng i djegshëm. Shmangni kontaktin me të. Në rast kontakti aksidental, shpëlajeni me ujë. Nëse lëngu futet në sy, merrni gjithashtu edhe ndihmën e mjekut. Rrjedhja e lëngut të baterisë mund të shkaktojë acarim ose djegie të lëkurës.
- Bateria mund të dëmtohet nga objekte të mprehta të tilla si gozhdë ose kaçavida ose nga forca të jashtme. Mund të ndodhë një qark i shkurtër i brendshëm dhe bateria mund të digjet, të nxjerë tym, të shpërthejë ose të mbinxehet.
- Mbajeni baterinë e papërdorur larg kapëseve, monedhave, çelësave, gozhdëve, vidave ose objekteve të tjera të vogla metalike, të cilat mund të shkaktojnë urë të kontakteve. Një qark i shkurtër ndërmjet terminaleve të baterisë mund të shkaktojë djegie ose zjarr.
- Përdoreni vetëm baterinë në produktet e prodhuesit. Vetëm kështu mund të mbroni baterinë nga mbingarkesat e rrezikshme.
- Karikoni bateritë vetëm me karikues të rekomanduar nga prodhuesi. Një karikues i projektuar për një lloj baterie paraqet rrezik zjarri kur përdoret me bateri të tjera.
Mbroni baterinë nga nxehtësia, p.sh. nga ekspozimi i vazhdueshëm në diell, zjarri, papastërtia, uji dhe lagështia. Ekziston rreziku i shpërthimit dhe i qarkut të shkurtër. |
Mos i afroni aksesorët magnetikë pranë implanteve dhe pajisjeve të tjera mjekësore, të tilla si stimulues kardiak ose pompa insuline. Magnetet në aksesorët krijojnë një fushë që mund të ndikojë në funksionin e implanteve ose pajisjeve mjekësore. |
- Mbajini aksesorët magnetikë larg nga transportuesit e të dhënave magnetike dhe pajisjet magnetike të ndjeshme. Efekti i magneteve të aksesorëve mund të çojë në humbje të pakthyeshme të të dhënave.
- Vegla matëse është e pajisur me një ndërfaqe radio.Duhet të respektohen kufizimet lokale të funksionimit, p.sh. në aeroplanë ose spitale.
Marka e fjalës Bluetooth® ashtu si dhe logo dalluese (logot) janë marka tregtare të regjistruara dhe pronë e Bluetooth SIG, Inc. Çdo përdorim i kësaj marke fjale/logo nga Robert Bosch Power Tools GmbH është nën licencë.
- Kujdes! Kur përdorni veglën matëse me Bluetooth® , mund të ketë ndërhyrje në pajisje dhe sisteme të tjera, avionë dhe pajisje mjekësore (p.sh. stimuluesit e ritmit, aparatet e dëgjimit). Nuk mund të përjashtohet plotësisht dëmtimi i njerëzve dhe kafshëve në afërsi. Mos e përdorni veglën matëse me Bluetooth® pranë pajisjeve mjekësore, stacioneve të benzinës, impianteve kimike, zonave me rrezik shpërthimi dhe në zonat e shpërthimit. Mos e përdorni veglën matëse me Bluetooth® në avion. Shmangni operimin në afërsi të trupit tuaj për një periudhë të gjatë kohore.