Udhëzime sigurie
Lexoni të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet për sigurinë. Nëse nuk ndiqen informacionet dhe udhëzimet për sigurinë, kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëmtime të rënda.
Ruajini këto udhëzime.
Përdoreni karikuesin vetëm nëse mund t'i kuptoni plotësisht të gjitha funksionet dhe ta përdorni pa kufizime ose nëse keni marrë udhëzimet e duhura.
- Ky karikues nuk është bërë për t'u përdorur nga fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara shqisore ose mendore, ose që kanë mungesë përvoje dhe njohurie. Ky karikues mund të përdoret nga fëmijët nga mosha 8 vjeç e sipër dhe nga njerëzit me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose që kanë mungesë përvoje dhe njohurie nëse mbikëqyren nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre ose nëse janë udhëzuar prej tyre lidhur me përdorimin e sigurt të karikuesit dhe i kuptojnë rreziqet që përfshihen. Përndryshe ekziston rreziku i defekteve në punim dhe dëmtimeve.
- Mbikëqyrini fëmijët gjatë përdorimit, pastrimit dhe mirëmbajtjes. Në këtë mënyrë mund të siguroheni që fëmijët të mos luajnë me pajisjen.
- Karikoni vetëm Bosch bateri Li-ion ose bateri nga partnerë të AMPShare me kacitet 1,3 Ah ose më shumë. Tensioni i baterisë duhet të përputhet me tensionin e karikimit të karikuesit. Mos i karikoni bateritë që nuk janë të karikueshme. Përndryshe ekziston rreziku i zjarrit dhe shpërthimit.
Përdorni karikuesin vetëm brenda dhe mbajeni larg nga lagështia. Uji që futet në karikues rrit rrezikun e goditjeve elektrike.
- Mbajeni karikuesin të pastër. Papastërtitë mund të shkaktojnë goditje elektrike.
- Para çdo përdorimi, kontrolloni karikuesin, duke përfshirë kabllon dhe spinën. Mos e përdorni karikuesin nëse vini re ndonjë dëmtim. Mos e hapni karikuesin vetë, por lejoni vetëm Bosch ose qendrat e autorizuara të servisit dhe përdorni vetëm pjesë origjinale. Karikuesit, kabllot dhe prizat e dëmtuara rrisin rrezikun e goditjes elektrike.
- Mos e përdorni karikuesin mbi sipërfaqe që digjet me lehtësi (p.sh letër, tekstil etj.) ose në ambient që merr flakë. Ekziston rreziku i zjarrit për shkak të nxehjes së karikuesit që ndodh gjatë karikimit.
- Mos i mbuloni hapësirat e ajrimit të karikuesit. Përndryshe karikuesi mund të nxehet teër ose të mos funksionojë më siç duhet.
- Kryeni karikimin vetëm me karikuesin e specifikuar nga prodhuesi. Një karikues që është i përshtatshëm për një tip baterie mund të përbëjë rrezik për zjarr kur përdoret me një paketë tjetër baterie.
- Gjithashtu mund të dalin tymra ose avuj nëse bateria dëmtohet ose nuk përdoret siç duhet. Dilni në ajër të freskët dhe flisni me një mjek në rast se keni shqetësime. Avujt mund të irritojnë sistemin e frymëmarrjes.
- Në kushte abuzimi, nga bateria mund të rrjedhë lëng; shmangni kontaktin me lëngun. Nëse ndodh kontakt aksidental, shpëlajeni me ujë. Nëse lëngu bie në kontakt me sytë, kërkoni gjithashtu ndihmë mjekësore. Lëngu i rrjedhur nga bateria mund të shkaktojë irritim ose djegie.