Këshilla sigurie për thithës
Lexoni të gjitha këshillat e sigurisë dhe udhëzimet. Mosrespektimi i këshillave të sigurisë dhe i udhëzimeve mund të shkaktojnë goditje elektrike, zjarr dhe/ose lëndime të rënda.
Ruajini të gjitha këshillat e sigurisë dhe udhëzimet për të ardhmen.
- Ky thithës nuk është parashikuar të përdoret nga fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara psikike, sensorike ose mendore ose që i mungon përvoja dhe dijet. Përndryshe ekziston rreziku i përdorimit të gabuar dhe i lëndimeve.
- Monitoroni fëmijët. Në këtë mënyrë garantohet që fëmijët të mos luajnë me thithësin.
- Kushtoni vëmendje rregulloreve të sigurisë për lëndët që duhen thithur.
Asnjëherë mos pastroni materialet që përmbajnë asbest. Asbesti konsiderohet kancerogjen.
Përdoreni thithësin vetëm nëse keni marrë informacione të mjaftueshme për përdorimin e thithësit, për lëndët që thithen dhe për eliminimin e tyre të sigurt. Instruktimi i kujdesshëm redukton përdorimin e gabuar dhe lëndimet.
Thithësi është i përshtatshëm për thithjen e lëndëve të thata dhe duke marrë masat e përshtatshme edhe për thithjen e lëngjeve. Depërtimi i lëngjeve rrit rrezikun e një goditje elektrike.
- Mos thithni me thithësin lëngje të djegshme ose shpërthyese, për shembull benzinë, vaj, alkool, lëndë tretëse. Mos thithni pluhura të nxehtë, të djegshëm ose shpërthyes. Mos e përdorni thithësin në mjedise që rrezikohen nga shpërthimi. Pluhurat, avujt ose lëngjet mund të ndizen dhe të shpërthejnë.
Përdoreni spinën vetëm për qëllimet e përcaktuara në manualin e përdorimit.
Fikeni thithësin menjëherë nëse del shkumë ose ujë dhe boshatisni enën. Përndryshe thithësi mund të dëmtohet.
- KUJDES! Thithësi lejohet të ruhet vetëm në ambiente të brendshme.
- KUJDES! Pastroni rregullisht sensorët e nivelit të mbushjes për lëngje dhe kontrolloni nëse janë të dëmtuara. Përndryshe mund të ketë ndikim negativ në funksionim.
- Nëse përdorimi i thithësit në mjedis me lagështirë nuk mund të evitohet, përdorni një automat mbrojtës. Përdorimi i një ndërprerësi të rrjedhjes së tokëzimit zvogëlon rrezikun e një goditjeje elektrike.
- Kontrolloni para çdo përdorimi thithësin, kabllon dhe spinën. Mos e përdorni thithësin për sa kohë që dalloni dëmtime. Mos e hapni vetë thithësin dhe riparojeni atë vetëm nga personel i specializuar dhe i kualifikuar dhe me pjesë këmbimi origjinale. Thithësit, kabllot dhe spinat e dëmtuara rrisin rrezikun e një goditje elektrike.
- Mos e shkelni me automjet ose mos e shtypni kabllon. Mos tërhiqni në kabllo për të nxjerrë spinën nga priza ose për të lëvizur thithësin. Kabllot e dëmtuar rrisin rrezikun e një goditje elektrike.
- Hiqeni spinën nga priza para se ta mirëmbani ose pastroni thithësin, të kryeni konfigurime të pajisjes, të ndërroni pjesët e këmbimit ose ta vendosni diku thithësin. Kjo masë kujdesi pengon startin pa dashje të thithësit.
- Kujdesuni për ajrosje të mirë në vendin e punës.
- Riparojeni thithësin vetëm me personel të specializuar dhe të kualifikuar me pjesë këmbimi origjinale. Në mënyrë që të garantohet që siguria e thithësit të ruhet.
- Nëse fshesa me korrent është përdorur në zona me substanca të rrezikshme, fshijeni me korrent, fshijeni ose vulosni pjesën e jashtme të fshesës me korrent përpara se ta hiqni atë nga zona e rrezikshme. Të gjitha pjesët e fshesës me korrent konsiderohen të kontaminuara dhe duhet të merrni masat e duhura për të siguruar që substancat e dëmshme të mos përhapen.
Thithësi përmban pluhur të dëmshëm për shëndetin. Proceset e boshatisjes dhe mirëmbajtjes, duke përfshirë edhe hedhjen e enës për grumbullimin e pluhurit, duhet të kryhen vetëm nga specialistët. Nevojiten pajisjet përkatëse mbrojtëse. Mos e përdorni thithësin pa sistemin e filtrave të plotë dhe të vendosur me kujdes. Përndryshe ju rrezikoni shëndetin tuaj.
- Kontrolloni para vënies në punë gjendjen optimale të tubit thithës. Për këtë gjë lëreni tubin thithës të montuar te thithësi, në mënyrë që të mos dalë pluhur pa dashje. Përndryshe ju mund të inhaloni pluhur.
- Mos e përdorni thithësin si vend për tu ulur. Ju mund ta dëmtoni thithësin.
- Përdoreni me kujdes kabllon e rrymës dhe tubin thithës. Ju mund të rrezikoni me të persona të tjerë.
- Mos e pastroni thithësin me rrëkenë e ujit që i drejtohet direkt. Depërtimi i ujit në pjesën e sipërme të thithësit rrit rrezikun e një goditje elektrike.
- Lidheni thithësin me një rrjet elektrik të tokëzuar në përputhje me rregullat. Priza dhe kordoni zgjatues duhet të kenë një përcjellës mbrojtës funksional.
- Mos e përdorni prizën në fshesë me korrent kur pastroni me korrent ose në një mjedis të lagësht. Kontakti me ujin paraqet rrezik për një qark të shkurtër ose goditje elektrike.