Funksionimi me bateri
- Përdorni vetëm karikuesit e listuar në të dhënat teknike. Vetëm këta karikues janë përshtatur për baterinë Li-jon që mund të përdoret me veglën tuaj matëse.
Shënim: Bateritë Li-jon dorëzohen pjesërisht të karikuara për shkak të rregulloreve ndërkombëtare të transportit.Për të siguruar funksionimin e plotë të baterisë, karikoni plotësisht baterinë përpara përdorimit të parë.
Për të futur baterinë e karikuar (10), shtyjeni atë në folenë e baterisë (15), derisa ta ndjeni se klikon në vend.
Për të hequr baterinë (10), shtypni butonat e lirimit (12) dhe nxirreni baterinë nga foleja e baterisë (15). Mos përdorni forcë.